Zbardhet krimi në Sarandë, i kërkoi të linte banesën, miku mori shishen dhe e vrau

nga D V

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Sarandë ku 65-vjeçari Gëzim Bizoni u qëllua për vdekje me shishe qelqi nga miku i tij 45-vjeçar Admir Ferik Beqiri.

Sipas informacioneve të siguruara për Euronews Albania, 65 vjeçari ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm.

Një vit më parë kishte marrë shokun e tij Admir Ferik Beqiri , të jetonte së bashku me të. Ndërsa kohët e fundit dyshohet që viktima i kishte kërkuar 45-vjeçarit të linte banesën.

Ky i fundit sipas hetimeve paraprake vuante nga problemet me alkoolin. Në gjendje të dehur autori ka goditur për vdekje me sende të forta 65-vjeçarin Gëzim Bizioni.

Njoftimi i policisë:

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More