Zbardhet vrasja në Lluke, rrethi i Kriva Pallankës, ndaj dy personave është ngritur kallëzim penal dhe është caktuar masa e paraburgimit

nga Xh M

Shkup, 7 prill – SPB Kumanovë ngriti kallëzim penal me procedurë të shpejtë kundër S.F.(19) dhe Z.F.(24), të dy nga f.Lluke, rrethi i Kriva Pallankës, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale “vrasje”.

Siç kumtoi MPB-ja, më 24.03.2025 në f.Lluke, rrethi i Kriva Pallankës, të denoncuarit janë marrë vesh që të kryejnë vjedhje tek fqinji i tyre L.S. dhe e kanë mashtruar që të dalë në oborr, me ç’rast i denoncuari i parë e ka sulmuar me send të mprehtë.

Nga lëndimet e pësuara, ai ndërroi jetë në atë vend, me ç’rast ia kishin marrë paratë ndërsa trupin ia kishin djegur, ndërsa pjesët e mbetura të trupit ia kishin varrosur. Nga gjykatësi i procedurës paraprake të denoncuarve u është caktuar masa e paraburgimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More