Zekolli Shaqiri: Planifikimi hapësinor dhe urban është bazë për zhvillimin ekonomik të shtetit

nga D V

Shkup, 4 nëntor – Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli Shaqiri iu drejtua Takimit rajonal të arkitektëve dhe inxhinierëve në Strumicë, organizuar nga Oda e arkitektëve dhe inxhinierëve të licencuar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ajo tha se Ministria e Transportit, si bartëse e politikave, në vazhdimësi punon për përparimin e sektorit të ndërtimit dhe në këtë drejtim po zhvillohet bashkëpunimi me të gjitha Odat dhe Asociacionet.

“Bashkëpunimi me Odën e arkitektëve dhe inxhinierëve të licencuar është në një nivel të lartë dhe këtë e dëshmon angazhimi i përbashkët që gjatë gjithë këtyre viteve është realizuar midis këtyre dy institucioneve. Këtu jemi për të folur për përparim, për zhvillim dhe për sfidat e profesionit të inxhinierisë. Dhe kjo është misioni ynë. Planifikimi hapësinor dhe urban është një strategji që është bazë për zhvillimin ekonomik të shtetit”, theksoi në fjalimin e saj Zekolli Shaqiri.

Ajo gjithashtu shtoi se digjitalizimi në ndërtim si një segment kyç për përmirësimin e produktivitetit dhe efikasitetit të kompanive fillon të depërtojë thellë në aktivitet, duke transformuar disa procese të biznesit në këtë sektor që dallon për nga specifika e tij nga sektorët e tjerë.

“Mund të pranojmë tendencat moderne dhe t’i aplikojmë ato edhe në ekonominë tonë vendase dhe në sektorin e ndërtimit. Kjo është mënyra që ju, ne dhe e gjithë operativa ndërtimore dhe stafi inxhinierik të jemi konkurrues ndaj ndikimit që vjen nga jashtë”, deklaroi zëvendësministrja Zekolli Shaqiri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More