Ukraina po përgatit një kontratë për të blerë 25 sisteme të mbrojtjes ajrore “Patriot”, deklaroi presidenti Volodymyr Zelenski, duke theksuar se një marrëveshje e tillë do të përforconte ndjeshëm aftësitë e vendit për t’u mbrojtur nga bombardimet ajrore ruse, sipas “Reuters”.
Zelensky tha se sistemi do të furnizohet për disa vite me radhë, ndërsa Kievi do të kërkojë nga disa shtete evropiane që t’i japin Ukrainës përparësi në listën e pritjes për këto sisteme.
Për Ukrainën, sistemi “Patriot” konsiderohet mbrojtja më e efektshme kundër raketave balistike ruse, të cilat udhëtojnë me shpejtësi shumëfish të zërit.
Presidenti ukrainas u shpreh gjithashtu i gatshëm të shkojë në Budapest, ku pritet të takohen Vladimir Putin dhe Donald Trump, nëse do të propozohej një format takimi trepalësh ose një formë “diplomacie me shuttle”.
Komentet e Zelensky erdhën pasi mediet, njoftuan se presidenti Trump kishte ushtruar presion ndaj tij përlëshime në një takim të tensionuar në Shtëpinë e Bardhë të premten.
“Pas shumë raundeve diskutimi për më shumë se dy orë me Trump dhe ekipin e tij, mesazhi i tij, sipas mendimit tim, është pozitiv se ne qëndrojmë aty ku jemi në vijën e frontit”, tha Zelensky.
Pas takimit, Trump bëri publikisht thirrje për armëpushim në vijat aktuale të frontit, një qëndrim të cilin Zelenski e pranoi menjëherë përpara gazetarëve.