Zeqiri: “Në pak muaj punë bëmë atë që nuk u bë për 8 vite – ujë i sigurt për Tetovën”

nga D. V.

Shkup, 23 qershor – Ndërmarrja Publike për Ujë dhe Kanalizim “Sharri” ka njoftuar përfundimin me sukses të projektit për servisimin dhe rikonstruktimin e plotë të stacionit të filtrimit në fshatin Lisec – një objekt kyç për furnizimin me ujë të pijshëm të Tetovës, veçanërisht gjatë dimrit.

Punimet kanë zgjatur një vit dhe kanë përfshirë ndërhyrje të thella teknike, përkatësisht:

  1. Ndërrimin e të gjitha rrjeteve teknike,

  2. Servisimin e plotë të të gjithë filtrave,

  3. Vënien në funksion të plotë të njësive të filtrimit,

  4. Ndërrimin e të gjitha valvulave (shiberave) në sistemin e filtrimit.

Falë këtyre përmirësimeve, kapaciteti i filtrimit është rritur nga 80 litra në sekondë në 200 litra në sekondë – një shtim i ndjeshëm që përmirëson furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët e Tetovës gjatë periudhave më kritike të vitit.

Vlera e projektit është 1.5 milion denarë dhe është financuar tërësisht nga buxheti vetanak i ndërmarrjes.

“Përkushtimi ynë për shërbime cilësore do të vazhdojë me projekte të reja dhe investime konkrete. Punojmë me përkushtim sot për garanci të nesërmen”, ka deklaruar drejtori i Ndërmarrjes “Sharri”, Valon Zeqiri.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More