Shkup, 17 dhjetor – Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli sot me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, z. Rashid Saeed Al-Khayareen, Ambasador i Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ishte pjesë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shtetit të Katarit.
Me ftesë të Shkëlqesisë së Tij, z. Rashid Saeed Al-Khayareen, Ambasador i Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kisha kënaqësinë të marr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shtetit të Katarit.
Këto takime janë një mundësi e rëndësishme për forcimin e marrëdhënieve miqësore, dialogut diplomatik dhe bashkëpunimit të mëtejshëm ndërmjet vendeve tona, në frymën e respektit të ndërsjellë dhe partneritetit të qëndrueshëm.