Shkup, 2 korrik – Zëvendësdrejtori i Doganës së Maqedonisë së Veriut, z. Mustaf Dauti, priti sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, z. Florian Qehaja.
Gjatë takimit, të dy zyrtarët shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit politike në rajon dhe theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy shteteve, sidomos në kuadër të procesit të integrimit evropian. U vlerësua se qasjet e përbashkëta dhe koordinimi institucional janë çelësi për përparim më të shpejtë drejt standardeve të BE-së.
Një tjetër pikë kyçe e diskutimit ishte nevoja për intensifikimin e marrëdhënieve me institucionet përkatëse vendore, me qëllim që ky bashkëpunim të sjellë përfitime konkrete për qytetarët e të dyja vendeve.
Në fund të takimit, z. Dauti dhe z. Qehaja theksuan se përpjekjet e përbashkëta do të kontribuojnë në lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, duke forcuar më tej lidhjet ekonomike, tregtare dhe shoqërore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
