Zgjedhjet 2025, KQZ teston Platformën Elektronike të Regjistrimit për zgjedhësit jashtë Shqipërisë

nga D V

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u bë sot testimi operacional teknik i Platformës Elektronike të Regjistrimit (PER), e vlefshme për  zgjedhësit që votojnë nga jashtë Shqipërisë.

Gjatë prezantimit të platformës, Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vlerësoi se KQZ ka përmbushur tashmë të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë që lidhen me realizimin e kësaj platforme.

Celibashi bëri të ditur se platforma siguron regjistrimin e votuesve nga jashtë përmes internetit, pa qenë nevoja të paraqiten në ndonjë zyrë, ambasadë apo konsullatë.

“Platforma gëzon të gjitha cilësitë dhe garanton sigurinë. Kemi ndërtuar një platformë e cila siguron plotësisht identitetin e atij që aplikon. Krahasuar me të ngjashmet e saj, mendoj që përbën standardin më të lartë të sigurisë”, tha Celibashi.

Në këtë drejtim, ai siguroi se në krijimin e platformës janë marrë në konsideratë edhe të gjitha aspektet që lidhen me përdorimin e të dhënave personale dhe mbrojtjen e tyre.

Celibashi theksoi se platforma do të ketë shërbim chatbot (komunikim i drejtpërdrejtë), për të gjithë ata aplikues që nuk janë të familjarizuar me teknologjinë e informacionit.

“Personat e moshuar apo personat që nuk janë të familjarizuar me teknologjinë e informacionit do të asistohen për regjistrim në platformë përmes Whatsapp apo e-mail-it. Për këta persona do të sigurohet komunikim i drejtpërdrejtë”, tha ai.

Celibashi theksoi po ashtu se shqyrtimi i kërkesës për të votuar si votues nga jashtë bëhet 100% në mënyrë automatike.

“Kjo ndodh nëse përputhen të dhënat që ngarkon aplikuesi me databazën e të dhënave që ne kemi në sistem”, tha Celibashi.

Sipas tij, krijimi i llogarisë në platformën PER është vetëm faza e parë, por kushdo që kërkon të regjistrohet si votues nga jashtë duhet të plotësojë disa kushte të tjera.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More