Zgjerohet Lëvizja Besa, prezanton aderime të reja në Shkup

nga Xh M

Shkup, 29 janar – Kreu i degës së Çairit nga radhët e Lëvizjes BESA, Astrit Iljazi ka prezantuar prurje të reja në Lëvizjen Besa, kësaj rradhe në degën e Shuto Orizares.

“Me kënaqësi së bashku me Sekretarin organizativ të Lëvisjes BESA sot mirëpritëm Nurkan Muçën nga Shuto Orizari – Shkup.

Nurkani ka mbaruar fakultetin e Shkencave të Komunikimit në Marredhenie me Publikun, poashtu i diplomuar edhe në gjuhën angleze (CELTA) për të cilin besojmë se do të jetë një vlerë e shtuar për partinë tonë dhe për të gjithë qytetarët.

Kjo është një dëshmi e qartë se vlerat,vizioni dhe përkushtimi ynë ndaj qytetarëve vazhdojnë të tërheqin njerëz të ndershëm,të aftë dhe të gatshëm për të kontribuar për të ardhmen e vendit tonë.
KALAJA E SHPRESËS DHE DINJITETIT PO RRITET ÇDO DITË”, ka shkruar Iljazi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More