Zgjidhet kryesia e re e LSDM-së

nga Xh M

Shkup, 27 nëntor – Bordi qendror i LSDM-së sonte në seancë zgjodhi kryesinë e re të partisë.

Sipas informacioneve, sekretar i ri i përgjithshëm i partisë është Aleksandar Dimitrijeviç, i cili vjen nga Organizata Komunale në Gazi Babë.

Gjithashtu janë zgjedhur edhe dy sekretarë të rinj organizativë: ish-deputeti Martin Kostovski nga Kumanova dhe Ljupço Farmakovski nga Qendra e LSDM-së.

Në kryesinë e re të LSDM-së do të jenë katër nënkryetarë: ish-ministrja Kaja Shukova, Mende Ilievski, Ana Çupeska dhe Kristina Kostova.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More