Zhupa për “Sterilizimin”: Asnjë hap pas, hetimin do ta vazhdojmë

nga D V

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh sot se, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e ka kërcënuar në mbledhjen e fundit të komisionit hetimor parlamentar të “Sterilizimit”.

Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, Zhupa tha se “dje deputetët e opozitës janë kërcënuar ndërkohë që po kryenin funksionet parlamentare. Asnjë dëshmitar, edhe i lirë qoftë ai, nuk lejohet të hyjë në sallën ku zhvillohen mbledhjet pa e thirrur kryetarja e komisionit. Ju keni 100 gardistë që nuk lejojnë deputetët të hyjnë në sallat ku zhvillohen mbledhje, pa leje apo kur janë të përjashtuar. Mirëpo policia e burgjeve, gardistët që duhet të ishin atje nuk e ndalonin dot Ilir Beqajn, sepse duke qenë 2 metra dhe shok i kryeministrit e ngatërruan me Edi Ramën dhe nuk e ndaluan”.

“Ilir Beqaj, tha Zhupa, livadhiste i lirë dhe i jepte urdhra policisë së burgjeve se çfarë duhet të bënin. Ju nuk patët guximin të thonit një fjalë si kryetare që kërcënohen deputetët në sallën e Kuvendit, nga një njeri që bën dhe status për kushtet çnjerëzore të Kuvendit dhe vinte e kërcënonte deputetët”.

“Ne ishim në mëshirë të hajdutit 2 metra. Kam telefonuar komandantin e Gardës për të sjellë gardistët, se një kishin lënë atje. Ilir Beqaj kërcënon nga burgu, pra gjithë protokolli i sigurisë ka rënë. Ne jemi opozita e këtij vendi dhe do të hetojmë doni apo nuk doni ju. S’do bëjmë asnjë hap pas, do na keni përballë dhe në betejë”, tha ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More