Zhurnal jozyrtarisht mëson / Arben Taravari dhe ASH-ja mbesin në Qeveri?

nga Redaksia

Shkup, 9 maj – Përkundër zërave të shumtë për një largim të ASH krahu i Arben Taravarit nga Qeveria pas një ftohje që kishin në kuadër të Vlen, duket se do mbesin vetëm si pjesë e thashethemeve.

Sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, mësohet se edhe përkundër të gjitha peripecive nëpër të cilat kalon koalicioni qeveritar, ASH dhe Arben Taravari do mbesin pjesë e Qeverisë.

Ndryshe, javëve të fundit kryeministri Mickoski fillimisht e takoi Arben Taravarin për të dëgjuar qëndrimet e tij lidhur me zërat se është afruar shumë me BDI, ndërsa më pas takoi edhe krerët tjerë të Vlenit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More