Zjarr në një ndërtesë në rrugën “Koço Racin” në Shkup, ndihmë mjekësore morën shtatë persona për shkak të asfiksimit nga tymi

nga Redaksia

Shkup, 18 korrik – Shtatë persona kanë thithur tym gjatë zjarri që shpërtheu sot pasdite rreth orës 16:30 në rrugën “Koço Racin” në Shkup i cili tashmë është shuar nga Shërbimet zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit. Personave të lënduar u është ofruar ndihmë mjekësore, konfirmoi për MIA-n, Zvonko Tomevski, komandant i Brigadës për mbrojtje nga zjarri në Qytetn e Shkupit.

Zjarrfikësit ndërhyn me dy automjete për shuarjen e zjarrit që shpërtheu në një ndërtesë në katin e dytë të një ndërtese në rrugën “Koço Racin”, ndërsa për shkak të sipërfaqes së madhe është përfshirë edhe një automjet i zjarrfikësve.

“Ka shtatë persona të lënduar, me thithjen e tymit, menjëherë u thirrën ekipet mjekësore dhe u ofruan ndihmë. Zjarri për një kohë të shkurtër është lokalizuar dhe shuar plotësisht”, deklaroi Tomevski.

Ekipet e MPB-së punojnë në konfirmimin e shkaqeve të zjarrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More