‘Zjarrëfikës çek e sllovak në luftën kundër zjarreve, policët e ushtarët rrethojnë News24’/ Berisha: Kriminale dhe antiligjore ndaj mediave!

nga L. M

Kreu i PD, Sali Berisha ka dënuarr angazhimin e policisë së shtetit dhe ushtrisë në akte kriminale antiligjore ndaj mediave.

Duke e krahasuar me anagzhimin e zjarrfikësve çekë dhe sllovakë në Tepelene për shuarjen e zjarreve, Berisha thotë se në vend që policia e shtetit dhe ushtria të marrë pjesë në luftën kundër zjarreve në vend, qendron në Tiranë dhe rrethon godinën e News24.

“Zjarrëfikës Çek dhe Sllovak në luftën kundër zjarreve në Tepelenë! Kurse policët dhe ushtarët e Ramaduros në luftë kundër News24!

Mirënjohje vendeve mike dhe BE për solidaritetin e tyre. Dënoj me forcën më të madhe angazhimin e qindra forcave policore dhe ushtarake në akte kriminale antiligjore ndaj mediave”, shkruan Berisha në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More