Zjarri i madh në afërsi të Strumicës

nga Xh M

Strumicë, 21 mars – Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të qytetit të Strumicës duke iu afruar zonës së Sofilarit. Të gjithë zjarrfikësit nga Strumica janë mobilizuar dhe po mundohen që zjarrin ta lokalizojnë dhe të mos arrijnë në shtëpi dhe objekte tjera.

Në ndihmë kanë mbërritur edhe zjarrfikëse nga qytete të tjera. Është mobilizuar edhe policia e Strumicës.

Drejtori i Qendrës për Menaxhimin e Krizave, Stojançe Angelov, ka sqaruar se zjarri ka filluar në kashtë, por se era e fortë e ka vështirësuar dhe pamundësuar shuarjen e tij.

Sipas komandantit të Shërbimit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit të Strumicës, Aleksandar Gudev, zjarri ka filluar të përhapet në drejtim të rrugës Strumicë-Radovish, në drejtim të fshatit Vasilevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More