Zjarri i madh në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, deputeti Braçe apel qytetarëve: Zjarrfikësit në vendngjarje! Ndaloni deri sa flakët të shuhen

nga Xh M

Deputeti i PS Erion Braçe u ka bërë thirrje qytetarëve që udhëtojnë në aksin Lushnjë- Rrogozhinë, që të bëjnë kujdes për shkak të zjarrit me përmasa të mëdha.

Braçe shkruan se zjarrfikësit ndodhen në vend dhe po punojnë për normalizimin e situatës pas përhapjes së flakëve në biznesin që përpunonte lëndë drusore, ndërsa apelon që qytetarët të ndalojnë deri sa situata të jetë qetësuar.

“Te gjithe atyre qe po udhetojne nga: Kavaja, Rrogozhina per ne Divjake e Lushnje; Lushnja, Divjaka per ne Kavaje e Rrogozhine; ka nje zjarr shume te madh ne rrethrrotullimin e Çerme-100 meter me poshte, djathtas kur vjen per Rrogozhine e Kavaje!

Zjarrefikesit jane ne vend e nderkohe qytetet fqinje po vijne aty; beni kujdes! Ndaloni aty ku jeni derisa zjarri qe eshte ne autostrade te shuhet plotesisht!”, shkruan Braçe.

https://www.instagram.com/erionbrace/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e05be16c-762e-4e7c-b053-ccacd80bde82

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More