Zjarri mori përmasa të frikshme në Drenovë, kryebashkiaku i Mallakastrës: E patolerueshme pakujdesia e fermerëve

nga D. V.

“Është e patolerueshme që pakujdesia e fermerëve gjatë djegies së mbeturinave, të shkaktojë dëme kaq të mëdha”.

Kështu është shprehur kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, teksa ndodhet mbrëmjen e djeshme në terren për të monitoruar nga afër operacionin për shuarjen e flakëve në Drenovë të Mallakastrës, ku riaktivizimi i zjarrit mori përmasa të mëdha duke rrezikuar puset e naftës, një magazinë dhe një nënstacion elektrik në afërsi.

Fatmirësisht ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse, të cilat kanë mbajtur nën kontroll përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Qerimaj ka pohuar gjithashtu se pavarësisht errësirës dhe vështirësive të terrenit puna për shuarjen e flakëve vijon pa ndërprerje.

Ndërkohë autoritetet vendore po vlerësojnë situatën për të kërkuar jo vetëm ndihmën e forcave të ushtrisë, por edhe ndërhyrje nga ajri për izolimin e plotë të dy vatrave aktive. /A2CNN/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More