Zjarri në Parkun Natyror të Munellës, forcat zjarrfikëse vënë nën kontroll flakët

nga L. M

Vatra e zjarrit në Majën e Zezë, brenda Parkut Natyror Munellë, është izoluar nga forcat zjarrfikëse, Agjencisë së Zonave të Mbrojtura (ADZM), punonjësve të njësisë administrative dhe banorëve vendas.

Falë bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta, flakët e zjarrit janë vënë nën kontroll dhe nuk ka rrezik për përhapje të mëtejshme të flakëve.

Aktualisht, puna është përqendruar në shuarjen e trungjeve të pemëve dhe barishteve të mbetura, me qëllim që të parandalohet çdo përhapje e mundshme e zjarrit në zona të tjera të parkut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More