Zjarri në Prevallë nuk është shuar në tërësi, nesër do të intervenohet nga ajri

nga Xh M

Për ta shuar zjarrin në bjeshkët e Prevallës u bënë bashkë zjarrëfikës, policë e vullnetarë.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Policia është vënë në në ndihmë të zjarrfikësve dhe shërbimeve emergjente. Bashkë me zjarrfikësit në ndihmë për shuarjen e zjarrit në Prevallë kanë shkuar edhe disa vullnetar,” tha Bytyqi.

Ndërsa nga Komuna e Prizrenit kanë dalur me njoftim se zjarri në Prevallë nuk është arritur të shuhet në tërësi për shkak të terrenit të vështirë.

“Zjarrfikësit e kanë bërë brezin e sigurisë dhe sipas informacioneve nesër do të intervenohet nga ajri,” thuhet në njoftim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More