Zjarri në Trubarevë është shuar plotësisht, ndjeshëm është përmirësuar dhe gjendja në Drislla

nga D. V.

Shkup, 15 shtator – Zjarri në Trubarevë është shuar plotësisht, ndërsa e gjithë sipërfaqja e djegur është mbuluar me rërë dhe dhe, deklaroi pasdite drejtorii Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov. 

Në mëngjes në disa vende ka pasur tym, por menjëherë është ndërhyrë me shkumë speciale dhe me mbulimin me dhe, dhe rërë.

Në vendin e ngjarjes mbeten ekipet e brigadës së zjarrfikësve të Shkupit për të ndërhyrë nëse është e nevojshme.

Angellov informoi se është përmirësuar në mënyrë drastike gjendja edhe në deponinë Drislla. 

“Mbetet për t’u mbushur edhe një pjesë e vogël. Pres që në orët e pasdites të mbushet plotësisht vendi që ka qenë në tym këto ditë. Në këtë mënyrë, të dy zjarret janë shuar plotësisht”, deklaroi drejtori i DMSH-së dhe shprehu mirënjohje për zjarrfikësit e Shkupit dhe për të gjithë të tjerët që morën pjesë në përballimin e zjarreve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More