Zjarri në Vlorë përhapet me shpejtësi! Terreni i vështirë pengon zjarrfikëset, ndërhyjnë katër helikopterë

nga L. M

Zjarri në pyllin me pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës, është përhapur me shpejtësi.

Në operacionin për vendosjen në kontroll të vatrës së zjarrit, përveç ekipeve në terren po angazhohen dhe 4 helikopterë, të cilët po operojnë nga Baza Ajrore e Kuçovës.

Po punohet dhe  për identifikimin e vatrave të reja ose për të evidentuar raste të zjarrvënies së qëllimshme, raporton korrespondenti i Top Channel, Mikel Marsi.“Në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro. Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë. Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe“, njofton Ministria e Mbrojtjes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More