Zogjtë e ngordhur në plazhin e Vlorës, konfirmohet gripi i shpendëve

nga D V

Pak ditë më parë në Vlorë janë konstatuar tre zogj të ngordhur në zonën e Plazhit të Vjetër teksa janë lajmëruar organet kompetente për të kryer kontrollet dhe analizat e mëtejshme për rastet në fjalë.

Pas analizave të kryera është konfirmuar tashmë dhe zyrtarisht se në Vlorë kemi rastin e parë të konfirmuar me gripin e shpendëve H5N1

Demir Dervishaj mjek veterinar dhe zyrtar kontrolli në agjensinë e veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve konfirmon se nga tre zogjtë që janë gjetur të ngordhur në Plazhin e Vjetër ka rezultuar një prej tyre pozitiv me virusin H5N1.

Dervishi konfirmon se pas tre zogjve të gjetur të ngordhur nga kontrollet janë evidentuar edhe 6 të tjerë të cilët janë çuar për analiza të mëtejshme.

Besohet se ka ende shumë shpend të tjerë të egër kryesisht ujor të cilët të jenë të ngordhur nga ky virus. Ata gjenden në shumë zona të qytetit të Vlorës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More