Shkup, 11 qershor – Ish-zyrtari i lartë në qeveritë e VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit, Zoran Stavreski, do të jetë propozimi i VMRO-DPMNE-së për guvernator të ri të Bankës Popullore, shkruajnë disa media duke u thirrur në burime nga partia.
Argumentet për të mbështetur kumbarin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski ishin përvoja e tij e punës në Bankën Botërore dhe menaxhmenti i Ministrisë së Financave.
Stavreski do të vinte në atë pozitë si ekspert i pavarur, pasi që nuk bëhet fjalë për deputet të VMRO-DPMNE-së, edhe pse në vitet e fundit ishte i angazhuar në parti dhe kishte rol koordinues për punën e kryetarëve të komunave nga radhët e VMRO-së.