Zv. kryeministri Fetai me ambasadorin e Shqipërisë vizituan Varrezat e Dëshmorëve në Sllupçan

nga D V

Shkup, 26 shtator – Zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut z. Arben Fetai së bashku me ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, z. Denion Meidani, realizuan sot një vizitë historike te varrezat e dëshmorëve të kombit në Sllupçan, për të nderuar heronjtë që u flijuan gjatë luftës së vitit 2001.

Kjo ishte vizita e parë e një ambasadori shqiptar në këtë vend memorial. Aty i mirëpriten ish ushtarë të UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve, të cilët ndanë rrëfimet e tyre për luftën çlirimtare dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtimit të dëshmorëve për brezat e ardhshëm.

Fetai së bashku me ambasadorin Meidani, vendosën buqeta me lule te varret e dëshmorëve, duke nderuar me përulësi dhe respekt veprën dhe sakrificën e tyre.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More