Zv/kryeministri i parë Bekim Sali: Kontributi i Nexhat Dacit në ndërtimin e Kosovës do të mbetet i përhershëm

nga Redaksia

Shkup, 1 janar – Zv/kryeministri i parë Bekim Sali lidhur me vdekjen e Akademikut Nexhat Daci ka thënë se kontributi i tij në ndërtimin e Kosovës do të mbetet i përhershëm.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Akademik Nexhat Dacit, ish-Kryeparlamentar i Republikës së Kosovës dhe figurë e shquar akademike e institucionale. Kontributi i tij i çmuar në ndërtimin e shtetit, zhvillimin e arsimit të lartë dhe avancimin e shkencës do të mbetet i përhershëm. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Daci, miqve dhe bashkëpunëtorëve. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka shkruar zv/kryeministri Sali.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More