“Тe nëna dhe babai në punë“ Projekt i EVN që motivon më të rinjtë të bëhen pjesë e botës së energjetikës

nga D. V.

 Shkup, 24 qershor – EVN Maqedoni tradicionalisht dhe me krenari rihapi dyert e saj për më të rinjtë, menjëherë pas përfundimit të vitit shkollor. Përmes programit “Тe nëna dhe babai në punë”, kompania çdo vit u mundëson fëmijëve të punonjësve nga Departamentet Qendrore dhe Qendrat Energo të Konsumatorëve në të gjithë vendin, të vizitojnë vendin e punës së prindërve të tyre dhe përmes lojërave edukative të njihen me botën e energjetikës.
Rreth 270 fëmijë, të ndarë në grupmosha, gjatë gjithë ditës morën pjesë në punishte interaktive, bënë eksperimente dhe i përmbyllën aktivitetet me një argëtim muzikor në oborrin e EVN-së. Përveç natyrës edukative, punishtet gjithashtu synojnë të nxisin kuriozitetin e më të rinjëve ndaj shkencave teknike. Udhëheqësi i Burimeve Njerëzore të EVN Maqedoni, z. Fisnik Oseku, u uroi mirëseardhjen më të rinjve dhe theksoi se energjia e re ka qenë gjithmonë pjesë integrale e kulturës së kompanisë dhe se ata janë të mirëpritur në ambientet e EVN jo vetëm si vizitorë, por edhe si punonjës të ardhshëm.
“Te nëna dhe babai në punë” organizohet që nga viti 2016. Në këtë program marin pjesë fëmijët e punonjësve të të gjithë kompanive në kuadër të familjes së EVN.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More