1 Qershori – Sot festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

nga Xh M

Shkup, 1 qershor – Sot, më 1 qershor, në mbarë botën festohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve, një ditë e dedikuar gëzimit, mirëqenies dhe të drejtave të më të vegjëlve të shoqërisë.

Kjo ditë shërben si një kujtesë e rëndësishme për prindërit, institucionet dhe komunitetet që fëmijët meritojnë dashuri, mbrojtje dhe mbështetje për një jetë të sigurt dhe të lumtur.

Në shumë qytete të Kosovës, Shqipërisë dhe viseve shqiptare, kjo ditë shënohet me aktivitete festive, shfaqje teatrale, koncerte për fëmijë, lojëra dhe dhurata.

Dita e Fëmijëve filloi të festohet për herë të parë në vitin 1950, dhe që atëherë është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme që nxit ndërgjegjësimin për sfidat që përballojnë fëmijët në mbarë botën.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More