Fetai: Shpallni ato 8 kandidatura të dhuruara nga babadimri i Zajazit

nga Xh M

Shkup, 1 qershor – Zv/kryeministri Arben Fetai në një postim në rrjetin social facebook, publikon tetë komunat të cilat dy krahët e ASH-së do t’i kenë në zgjedhjet lokale si pasojë e bashkëpunimit me BDI-në.

“Na thanë po ndahemi nga VLEN, sepse duam lista të ndara për këshilltarë komunalë dhe sondazhe për kryetarë komunash.
Pastaj e zbuluan pazarin: thanë BDI “na jep” njërit krah Likovën, Sarajin, Tearcën, Gostivarin, Vrapçishtin dhe Strugën; krahut tjetër, Haraçinën dhe Studeniçanin, si me qenë komunat karamele që i shpërndan Aliu me dorë të lirë.

Hajdeni burra, nxirrni tash ato lista të ndara dhe sondazhet e pavarura për kandidatët e pranueshëm për Aliun. Shpallni ato 8 kandidatura të dhuruara nga babadimri i Zajazit”, ka shkruar zv/kryeministri Fetai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More