100 gjoba në Shkup, 23 vozitës pa patentë shoferi

nga D V

Shkup, 27 maj – Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (26.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 gjoba, ndër të cilat: 23 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për kalim në semafor të kuq, 8 gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit. Ndërkohë sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar edhe 22 gjoba për kundërvajtje ndaj motoçiklistëve…

“Kontrollet e qarkullimit vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More