Prej sot hyn në fuqi ndalesa për hedhje të mbeturinave gjatë natës

nga D. V.

Shkup, 17 nëntor – Prej sot hyn në fuqi vendimi me të cilin ndalohet hedhja e mbeturinave në Shkup prej orës 22:00 deri në orën 06:00.

Inspektorët, siç paralajmëruan autoritetet e qytetit, do të jenë në terren edhe pas mesnate, për t’i kapur në vepër të gjithë ata që e shkelin ndalesën e re për hedhje të mbeturinave. Shkelja do t’u kushtojë shkupjanëve 50 euro, përderisa për persona juridikë dënimet janë prej 1300 deri 1800, ndërsa mund të jetë edhe më i lartë, varësisht nga lloji i mbeturinave.

Në kontrolle do të përfshihen të gjithë inspektorët e qytetit dhe roje komunale, të cilët do të patrullojnë nëpër rrugët e shkupit, së pari me vërejtje, e më pas me dënime për hedhje të mbeturinave.

Nga NP “Higjiena komunale” thonë se masa është para së gjithash e kahëzuar drejt subjekteve juridike të cilat, siç pohojnëm më shpesh i deponojnë mbeturinat në mënyrë jo të rregullt dhe në orët e vonshme.

Qyteti i Shkupit ka gjithsej 40 inspektorë, 11 inspektorë komunalë dhe 10 roje komunale. Shkeljet do të konstatohen në vendin e ngjarjes, ndërkaq nëse hasin në mbeturina tashmë të hedhura në përmasa më të mëdha dhe e llojit tjetër nga ai i amvisërive, do të bëhet kontroll më i hollësishëm i personave juridikë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More