101 gjoba për veturat me foli në xhama, gjatë muajit nëntor

nga D. V.

Shkup, 2 dhjetor – Më shumë shkelje për mosrespektimin e rrgullave ligjore për komunikacion, lidhur me veturat në xhama nëpër makina, janë regjistruar në Tetovë dhe Kumanovë.

Në nëntor, 101 shoferë janë gjobitur për mosrespektim të standardeve të përcaktuara për errësimin e xhamave (me foli) të automjeteve.
Sektori i Çështjeve të Trafikut në Ministrinë e Brendshme ka realizuar kontrolle trafiku në territorin e Maqedonisë për të sanksionuar shoferët që nuk respektojnë standardet e përcaktuara për errësimin e xhamave të automjeteve.

Gjatë kontrollit, janë gjobitur 101 pjesëmarrës në trafik. Shumica e tyre ishin të regjistruar në zonën e Departamentit të Policisë Rrugore të Tetovës – 45 dhe Departamentit të Policisë Rrugore të Kumanovës – 22. Janë përgatitur raporte përkatëse për të gjithë shkelësit.
Kontrollet do të vazhdojnë. Ministria e Brendshme u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More