13 aksidente çdo ditë, 4 milionë mjete qarkullojnë në vend

nga L. M

13 aksidente regjistrohen çdo ditë në rrugë, kjo për shkak të shpejtësisë dhe mos respektimit të rregullave të qarkullimit. Gati 500 u regjistruan gjatë muajit korrik dhe po aq në qershor ndërkohë që ngarkesa më e madhe nëpër rrugë pritet të jetë gjatë muajit gusht për shkak të emigrantëve që vijnë për të pushuar, por edhe turistëve të huaj. Drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj thekson se numri i të aksidentuarve dhe të dëmtuarëve është më lartë.

”Ka ndryshuar edhe natyra e aksidenteve pasi përplasen disa makina zinxhir dhe janë të tejmbushura me pasagjerë çka e rrit numrin e të dëmtuarve dhe po kështu kanë nevojë për transport për të marrë ekzaminimet e duhura”, shprehet Brataj. Për shkak të turizmit në rritje gjatë verës rritet edhe numri i mjeteve që qarkullojnë në rrugët tona.

“Nga analiza e një viti më parë rezultoi se qarkulluan afro 4 milionë makina. Pati 80 mijë regjistrime për herë të parë, 2 milionë hyrje dalje dhe 1 milion janë makina në vend”. Respektimi i rregullave te qarkullimit, mos drejtimi i automjeteve nën efektine alkoolit dhe substancave mbetet ne ndërgjegjen e gjithkujt që është në timon.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More