15 vjeçari i vdekur dërgohet në spitalin e Gostivarit

nga D. V.

Shkup, 24 dhjetor – Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, Spitali i Gostivarit ka raportuar se tek ta është dërguar i vdekur një fëmijë 15 vjeç, përcjell TV21. Sipas SPB-Tetovë, autoritetet kanë konstatuar vdekjen e 15-vjeçarit, pa shenja dhune.

“Më 23.12.2025 në ora 08:00 në DPB Gostivar, nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se tek ata është dërguar një fëmijë 15-vjeçar i vdekur nga Gostivari. Mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More