Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë

nga Redaksia

Shkup, 31 korrik – Presidentja Gordana Siljanovska – Davkova për nesër në mesditë e konvokoi mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë.

Anëtarë të Këshillit të Sigurisë janë: Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit, Hristian Mickoski, kryetar i Qeverisë, Pançe Toshkovski, ministër i Punëve të Brendshme, Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes, Timço Mucunski, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe tre anëtarë, të emëruar nga presidentja Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska – Jordanova dhe Vllado Spiridonov.

Në mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të presidentes Siljanovska – Davkova do të marrin pjesë edhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski, drejtoresha e Agjencisë së Zbulimit, Gabriela Jakovleva dhe drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More