16 vjeçari humbi jetën pas përplasjes me një trotinet elektrik

nga Xh M

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës dy pas mesnate, në rrugën “Cvetan Dimov” në Çair. Sipas informacioneve jetë e ka humbur një 16 vjeçar i cili me motoçikletën e tij është përplasur me një 14 vjeçar i cili ka qenë më trotinet elektrik.

“Nga goditjet e marra në vendngjarje jetën e ka humbur motoçiklisti, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjek i Ndihmës së Shpejtë. 14 vjeçari ka përfunduar me lëndime trupore të konstatuara në Qendrën urgjente pranë klinikës ‘Nënë Tereza”, kanë deklaruar nga MPB.

Hetim në vendngjarje ka kryer ekip i policisë dhe Prokuror Publik, me urdhrin e të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More