Del nga ‘moda’ droga me postë nga SHBA, policia kupton ‘hilen’, arrestohet në flagrancë një tjetër i ri në kryeqytet

nga Xh M

Duket se nuk ‘pi më ujë’ metoda që trafikantët e drogës kishin gjetur për të marrë drogë nga SHBA, përmes postave në kryeqytet.

Pas disa arrestimeve tre ditët fundit të trafikantëve që e merrnin drogën me me postë nga SHBA dhe më pas e shinin në vendin tonë, sot është goditur një tjetër rast.

Policia bën me dije se seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa 3”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare duke marrë një pako me rreth 135 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More