21-vjeçari nga Tirana trafikonte emigrantë në Maqedoni, arrestohet nga policia

nga Xh M

Më 28.10.2024, rreth orës 23:00, oficerët e Policisë për Mbikqyrje e Kufijve nga Stacioni Policor në Sopot, , ndaluan F.A. (21) nga Tirana, Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimeve të arsyeshme për kryerjen e veprës penale “trafikimi i migrantëve,” sipas nenit 418-b të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rreth orës 23:00, në një vend të quajtur “Kosturnik”, në komunën e Kumanovës, policia vuri re një automjet pasagjerësh “Audi A3” me targa kosovare, të drejtuar nga i dyshuari, në të cilin ndodheshin migrantë. Policët i dhanë shenjë automjetit të ndalonte, por ai vazhdoi në drejtim të një vendi të quajtur “Ezera” në fshatin Reçicë, ku përfundoi jashtë rrugës.

F.A. u arrestua, ndërsa u gjet gjithashtu një migrant, S.R. (29) nga Nepali, dhe po merren masa për gjetjen e të tjerëve. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet një raport përkatës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More