24 vjet nga vrasja e 10 anëtarëve të familjes Zymberi nga Sllupçani

nga Xh M

Likovë, 24 maj – Sot shënohen plotë 24 vjet që kur më 24 Maj 2001 u vranë 10 anëtarët e familjes Zymberi nga Sllupçani në konfliktin e vitit 2001.

24 Maji për familjen Zymberi nga fshati Sllupçan përkujton ngjarjen me tragjike dhe historike qe i ka ndodhur kësaj familje në vitin 2001.

10 anëtaret e kësaj familje humbën jetën nga granatimet e forcave maqedonase të sigurisë, deri sa po qëndronin ne bodrumin e shtëpisë në fshatin Sllupçan. Në këtë periudhë po zhvilloheshin luftimet më të ashpra midis forcave shtetërore të sigurisë dhe UÇK-së në zonën e Karadakut, ku në shumë vendbanime kishte civil të strehuar dhe që nuk kishin braktisur shtëpitë e tyre.

Por atë ditë të kobshme të 24 majit të 2001, familja Zymberi humbi 10 anëtarë të familjes, mes tyre edhe fëmijë, të rinj, gra e pleq.

Familjarët gjithmonë kujtojnë çastin tragjik, kur nga granatimet e pandalshme, një predhë kishte goditur një pjesë të shtëpisë dhe bodrumin, ku ishin strehuar familjarët. Ngjarja e kobshme kishte ndodhur rreth orës 10:10 te mëngjesit, ku nga ky sulm e humbën jetën gruaja dhe djali i Skender Zymberit ,36 vjeçarja Selvije dhe djali 8 vjeçar , vajza Hisnija 2 vjeçare, Syzane, Mersim, Selvije , Hisnija, Neale, Fitore, Nirimane, Valbona, Jenuz, Fitim, të gjithë anëtarë të familjes Zymberi.

Për këtë krim lufte kundër civilëve asnjëherë askush nuk mori përgjegjësi dhe nuk doli para drejtësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More