3.8% rritje e BPV-së në tremujorin e tretë! Më e lartë në ndërtimtari dhe informacion-komunikim

nga D. V.

Shkup, 5 dhjetor – Prodhimi i Brendshëm Vendor në tremujorin e tretë të këtij viti shënon rritje prej 3.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Enti i Statistikave, përcjell TV21. Rritja më e madhe është regjistruar në sektorin e ndërtimtarisë me 21.0% dhe në sektorin Informacion dhe Komunikim me 7.4%.

Në tremujorin e tretë, investimet bruto në mjete fikse përfaqësojnë motorin kryesor të rritjes së Prodhimit të Brendshëm Vendor. Në strukturën e BPV-së, pjesëmarrja e investimeve bruto është rritur nga 26.1% në tremujorin e tretë të vitit 2024 në 31.1% në tremujorin e tretë të vitit 2025. Konsumi final në tremujorin e tretë të vitit 2025 shënon rritje nominale prej 7.7%, ndërsa pjesëmarrja e tij në strukturën e BPV-së është 80.2%.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More