3-vjeçari goditet aksidentalisht nga automjeti që drejtohej nga babai i tij, niset me helikopter drejt Tiranës

nga Xh M

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, ku një fëmijë 3-vjeçar është goditur aksidentalisht nga automjeti i drejtuar nga babai i tij.

Menjëherë pas aksidentit, fëmija është dërguar me urgjencë në Spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të rënduar, ekipet mjekësore kanë vendosur që fëmija të transportohet me helikopter drejt Tiranës për trajtim të specializuar.

Nuk dihen ende detajet e plota mbi rrethanat e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More