Takim mes kryetarit të komunës së Tetovës Bilall Kasami dhe ambasadorit të Francës Le Rigoler

nga Xh M

Shkup, 30 shtator – Sot, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, zhvilloi një takim me ambasadorin e ri të Republikës së Francës në Maqedoninë e Veriut, Kristof Le Rigoler. Gjatë takimit, u diskutuan tema të shumta që prekin gjendjen aktuale dhe zhvillimet politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe çështje që lidhen me bashkëpunimin ndërmjet komunës dhe Ambasadës Franceze.

“Një nga temat kyçe që u trajtua ishte rëndësia e mësimit të gjuhës frënge në shkollat fillore komunale të Tetovës. Gjuha frënge ka qenë një prioritet në arsimimin e fëmijëve të Tetovës për shumë vite, dhe të dyja palët ranë dakord për nevojën e vazhdimit të kësaj tradite të pasur kulturore. Ambasadori Le Rigoler shprehu gatishmërinë e tij për të mbështetur përpjekjet e komunës në avancimin e mësimdhënies së gjuhës frënge, duke nënvizuar rëndësinë e saj jo vetëm për arsimin, por edhe për zhvillimin kulturor dhe ndërkombëtar të qytetit”, kumtuan nga komuna e Tetovës.

Kryetari Kasami theksoi përvojat pozitive të deritanishme të bashkëpunimit me Ambasadën e Francës, duke vlerësuar lartë mbështetjen e vazhdueshme dhe duke shprehur interes për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve në fusha të ndryshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More