34 vatra zjarri për 24 orë në Shqipëri, 17 ende aktive

nga L. M

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 34 vatra zjarri. nga të cilat 17 janë ende aktive.

Zjarri në disa fshatra të bashkisë së Himarës, në Sasaj, Lukovë dhe Shën Vasil është vendosur në kontroll pas ndërhyrjes së helikopterit dhe mbeten aktive tri vatra të tjera.

Zjarrfikësit, policia dhe emergjencat civile prej katër ditësh kanë qëndruar në terren për të izoluar flakët, raporton Euronewsalbania.

Ndërkohë, zjarri vijon edhe në Parkun Kombëtar të Prespës, me 150 forca të emergjencës që po punojnë për të vënë në kontroll flakët.

Në qarkun e Dibrës raportohen katër vatra, nga të cilat më problematike mbetet ajo në Parkun Kombëtar Lurë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More