Murati: Nga ky muaj shërbyesit publikë do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë

nga L. M

Ministri në detyre i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se nga ky muaj e tutje shërbyesit publik që punojnë në organizata buxhetore do të marrin pagën me rritje prej 55 euro shtesë.

Murati në Facebook ka shkruar se rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës, e cila zbatohet në dy faza nga 55 euro-faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025.

Kjo njëkohësisht përbën rritjen e 4-t të pagave në sektorin publik prejse kemi marrë mandatin, gjë që na bën Qeverinë e vetme që ka rritur pagat 4 herë brenda mandatit.

-Rritja e parë në shkurt 2023 – hyrja në fuqi e Ligjit të Pagave.

-Rritja e dytë në janar 2024 – rritja e koeficientit nga 105 në 110.

-Rritja e tretë në janar 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit.

-Rritja e katërt në korrik 2025 – rritja prej 55 euro në muaj për të gjithë punonjësit

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More