4 emrat e mundshëm për drejtor të Policisë së Shtetit

nga Xh M

Edhe pse ka tre ditë që ka përfunduar gara për përzgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ende nuk është bërë zyrtar emri i drejtorit të ri.

Ministri Hoxha deklaroi se emri do të bëhej publik brenda kësaj jave dhe të premten do t’i propozohej zyrtarisht emri, kryeministrit.

Por për shkak të axhendës së kryeministrit jashtë vendit, ende emri nuk është dërguar zyrtarisht.

Zyrtarisht Ministria e Brendshme thotë për News24 se pritet që të hënën të bëhet zyrtar emri dhe t’i dërgohet nga ministri i Brendshëm, në tryezën, kryeministrit Edi Rama.

Kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit janë Ilir Proda, Neritan Nallbati, Skënder Hitaj dhe Altin Mena.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More