Shqipëria në Samitin “Gdansk2025”, Gonxhja: Angazhim për një të ardhme të sigurt dhe të integruar digjitalisht

nga D. V.

Në përmbyllje të Presidencës polake të Bashkimit Evropian, Samiti Digjital “Gdansk2025” bëri bashkë liderë dhe përfaqësues të lartë për të adresuar sfidat dhe mundësitë e transformimit digjital në Evropë.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, Blendi Gonxhja, tha se “Shqipëria ishte pjesë e tryezës së nivelit të lartë mbi sigurinë digjitale të Evropës, ku u trajtuan çështje kyçe si qëndrueshmëria e infrastrukturës, sovraniteti teknologjik dhe zhvillimi i talenteve në TIK”.

Sipas tij, vendi ynë i përfaqësuar nga Albi Greva, këshilltar në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, riafirmoi angazhimin për një të ardhme të sigurt dhe të integruar digjitalisht me familjen evropiane.

“Pjesëmarrja jonë në këto diskutime strategjike është një dëshmi e qartë e përpjekjeve për të forcuar kapacitetet tona digjitale dhe për të mbështetur zhvillimin e SME-ve, inovacionin dhe rritjen e konkurrueshmërisë në epokën e Inteligjencës Artificiale”, u shpreh Gonxhja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More