4-vjeçari lëndohet gjatë lojës në kopësht, transportohet në spital

nga L. M

Ditën e djeshme, 14 gusht 2025, një djalë 4-vjeçar është paraqitur në spital pas një aksidenti të ndodhur gjatë lojës në kopësht me bashkëmoshatarët e tij.

Sipas informacioneve zyrtare, i mituri dyshohet të ketë rënë aksidentalisht, ndërsa ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Autoritetet po punojnë intensivisht për të verifikuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të siguruar trajtimin e duhur për vogëlushin. Deri tani, nuk janë dhënë detaje të tjera mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim te familjarët dhe komuniteti lokal, ndërsa po bëhen apel për kujdes dhe vëmendje maksimale gjatë kohës së lojës së fëmijëve, veçanërisht në ambiente të jashtme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More