50 vendime të përhershme pune për arsimtarët në shkollat fillore të komunës së Zhelinës

nga D. V.

Shkup, 9 maj – Kryetari i Komunës së Zhelinës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale përcolli lajmin për vendimet e përhershme të punës për arsimtarët e Zhelinës.

Postimi i plotë:

50 vendime të përhershme pune për arsimtarët tanë në tre raunde– Vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e tyre

Sot, me kënaqësi dhe përgjegjësi, shpërndam edhe një grup tjetër të vendimeve të përhershme të punës për arsimtarët tanë – një proces që kemi nisur muaj më parë dhe po e përmbyllim me përkushtim e drejtësi.

Ky është një hap konkret në vlerësimin e kontributit të palodhur të mësimdhënësve tanë, të cilët çdo ditë japin maksimumin për edukimin e brezave të rinj. Me këto vendime, po sigurojmë stabilitet, dinjitet dhe siguri për profesionistët tanë të arsimit.

Falënderoj të gjithë stafin administrativ për angazhimin korrekt dhe bashkëpunimin me institucionet përkatëse që ky proces të ecë mbarë dhe me transparencë.

Arsimi mbetet prioriteti ynë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More