OBRM-PDUKM: Inflacioni është ulur në 2.5%, masat e qeverisë po japin rezultate

nga D V

Shkup, 28 tetor  – Shporta sindikale minimale është ulur për 1000 denarë, masat konkrete të Qeverisë japin rezultate thonë nga OBRM-PDUKM.

“Në shportën minimale sindikale, të cilën e llogarit Sindikata e Maqedonisë, është llogaritur se shpenzimet për ushqim dhe pije të një familjeje katër anëtarëshe janë ulur për 1000 denarë në tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti.

Duke marrë masa realiste, qeveria ruan dhe rrit standardin e jetesës së qytetarëve.

Qytetarët marrin një partner në Qeveri. Pensionet dhe pagat po rriten, klima e biznesit po përmirësohet.

Inflacioni tani është nga 2 deri në 2.5%, gjatë qeverisjes së LSD-së ishte dyshifror.

Maqedonia po ecën përpara, kurse ekonomia po transformohet për mirë”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More