7 vjet në arrati, dorëzohet i dyshuari për “27 prillin”

nga Xh M

Shkup, 25 gusht – Pas shtatë vitesh në arrati, Dejan Davidovski – Desho iu është dorëzuar autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare “Deve Bair” në hyrje të Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria.

Dejan Davidovski – Desho kërkohej me fletarrest ndërkombëtar lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për sulmin në Kuvend më “27 prill” të vitit 2017. Dyshohet për bashkim kriminal dhe rrezikim të rendit kushtetues dhe sigurisë.

Ndërkaq, Davidovski para 5 vitesh u arrestua në Suedi, por Gjykata Supreme e Suedisë e hodhi poshtë kërkesën e Maqedonisë së Veriut për ekstradim.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More