Bastisje në disa lokacione në Shkup për sigurimin e dëshmive për keqpërdorim gjatë shërbimit dhe punë të pandërgjegjshme në SHPPP

nga D V

Shkup, 5 shkurt – Prokuroria themelore publike Shkup, së bashku me Drejtorinë për polici financiare ka kryer bastisje në lokacione në Shkup për sigurimin e dëshmive për vepra penale, keqpërdorim të shërbimit dhe punë të pandërgjegjshme në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta – SHPPP.

“PTHP Shkup, së bashku me Drejtorinë për polici financare ka ndërmarrë veprime për sigurimin e dëshmive në lëndën për vepra penale – marrje të rryshfetit, dhënie të rryshfetit, keqpërdorim në shërbimin dhe punë të pandërgjegjshme. Në vijim janë bastisje në lokacione në Shkup, për çka u sigurua urdhër nga gjykatësi në procedurë paraprake, ndërsa po ndërmerrem edhe veprime tjera”, informojnë nga PPRMV-ja.

Paraprakisht, disa mediume publikuan se është arrestuar ish drejtori i SHPPP-së, Pece Mirçevski dhe se po kryhen bastisje në shtëpinë e tij.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More